4 raste të reja me COVID-19

22 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 4 raste pozitive dhe nuk është shënuar asnjë rast vdekje

Foto ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 70 testime në total, kanë rezultuar 4 raste pozitive me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 2 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast vdekje.

Raste aktive mbeten 22 persona ndërsa gjatë 24 orëve janë vaksinuar 13 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 448 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 830 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 293 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 810 të tjerë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika