4 të vdekur dhe 7 të plagosur në një sulm me thikë në Rockford të SHBA-së

Në disa zona në Rockford, Illinois të SHBA-ve kanë mbetur të vrarë 4 persona dhe 7 të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë

4 të vdekur dhe 7 të plagosur në SHBA

Katër persona u gjetën të vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në disa zona në Rockford, Illinois, të mërkurën pasdite, thotë policia, ku sipas tyre një i dyshuar 22-vjeçar tashmë është në paraburgim.

Një vajzë 15-vjeçare, një grua 63-vjeçare, një burrë 49-vjeçar dhe një burrë 22-vjeçar humbën jetën nga incidenti dhe shtatë të tjerë të plagosur u transportuan në spitalet lokale me lëndime të rënda, ka thënë Departamenti i Policisë në Rockford në një njoftim për shtyp të mërkurën në mbrëmje.

“Kjo është një ngjarje mjaft e mundimshme”, ka thënë Carla Redd, shefi i policisë në Rockford, “Zemra ime është me familjet tani që po vuajnë një humbje”, vazhdoi tutje.

Redd vuri në dukje se jo të gjitha viktimat ishin therur me thikë dhe asnjë nuk ishte qëlluar. Motivi i sulmeve mbetet i panjohur.

Tre nga katër viktimat që u vranë vdiqën në vendngjarje, sipas shefit të distriktit të departamentit të zjarrit Rockford, Will Pederson. Viktima e katërt është transportuar në spitalin lokal, ku ka ndërruar jetë.

Nga të plagosurit, një person ishte në gjendje kritike dhe katër ishin në gjendje të qëndrueshme, tha policia e Rockford. Zyra e Sherifit të Qarkut Winnebago tha se dy viktima të tjera u plagosën gjithashtu në juridiksionin e saj, raportuan WIFR 23 dhe Associated Press. / Ka shkruar USA Today.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika