40 mijë vende pune-ekonomistët: Është vetëm formalizim i punësimit

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka vlerësuar se gjatë qeverisjes së tij ka pasur progres ekonomik në Kosovë, duke numëruar rritjen e prodhimit, eksportit si dhe numrin e të punësuarve, madje sipas tij janë 40 mijë persona që janë regjistuara si punëtorë

Foto ilustrim





Ndonëse, në tërë botën kryetemë është kriza ekonomike dhe ajo energjetike, në Kosovë Kryeministri Albin Kurti, ka dalë me disa statistika interesante.

Qysh nga koha e pandemisë covid-19 e deri gusht të këtij viti, sipas Kurtit janë regjistruar gjithsej 40 mijë vende të reja pune.

Në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa ai pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë.

Për këto të dhëna të paraqitura së fundmi nga qeveria në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe punësimit të 40 mijë qytetarëve, ka reaguar Partia më e madh opozitare, PDK.

Arben Mustafa, PDK

“Kryeministri po deklaron se ka krijuar 40 mijë vende të reja pune, por ndoshta e ka fjalën për Gjermaninë ose vendet tjera ku po imigrojnë të rinjtë tanë”, ka thënë Arben Mustafa.

Për njohësit e Ekonomisë shifrat e prezantuar nga Kryeminsitri Kurti, janë të sakta, mirë këto kanë ardhur si shkak i formalizimit të vendeve të punës, pas pakove ndihmëse të qeverisë për popullatën.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, thotë se gjithë këta punëtorë kanë punuar në të zezën para kësaj kohe.

Ismet Mulaj, Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë

“Kryeministri është bazuar në statistika të administratës tatimore të Kosovës, për shkak të subvencioneve dhe ndihmave që ka dhënë Qeveria e Kosovës, një numër i madh i punëtorëve por që kanë punuar në të zezën, janë formalizu dhe po besoj që ato shifra rezultojnë për këtë. Duke pasur parasysh krizën ekonomike kohës së fundmi dhe luftën në Ukrainë, janë krijuar shumë pak vende të punës në Kosovë”, ka theksuar Mulaj.

Për formlizimin kaq të madh të punësimit ngjashëm mendon edhe Ekonomisti, Erton Bega.

Mirëpo, thotë se qeveria nuk duhet të deklaroi se janë krijuar vende të reja punës, dhe formalizimi i saj nuk është krejtësisht meritë e Qeverisë Kurti 2.

Erton Bega, Ekonimist

“Ajo që ka ndodhur në dy vitet e fundit, ka të bëjë kryesisht me paketat socio ekonomike ku jo vetëm kjo qeveri mirëpo edhe qeveria e kaluar, ka stimuluar formalizuar e vendeve të punës, përmes skemave të ndryshme të përkrahjes së bizneseve meqë rast kanë paguar një pjesë të pagës për një preiudhë të caktuar kohore dhe kjo ka ndikuar që bizneset ta shfrytëzojnë këtë mundësi që t’i ulin kostot e tyre, duke filluar t’i deklarojnë punëtorët e tyre të cilët ishin të punësuar në mënyrë joformale”, ka deklaruar Bega.

Në këto statistika, Kurti ka përmendur edhe Investimet e huaja direkte në Kosovë që sipas tij ka pasur rritje të vazhdueshme.

Në statistika thuhet se në periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte ka tejkaluar vlerën prej 400 milionë euro., apo 47 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 99 për qind më shumë sesa në vitin 2020.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika