Rama ndan mirënjohje për ish-Batalionin e V-të Gardist të ZO të Llapit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ish-Batalionin e V-të Gardist të Zonës Operative të Llapit, me ç’rast theksoi se rëndësia e atyre që kanë kontribuuar gjatë luftës nuk do të humbë asnjëherë.

Ky batalion vizitoi Komunën e Prishtinës me rastin e aktiviteteve për shënimin e 25-vjetorit të ditës së çlirimit të kryeqytetit.

“Kur keni dalë, keni dalë mos me u kthy është fat që jeni këtu për disa ka mbetë ende trauma, disa nuk janë kthy sot ua bëjmë respektin edhe atyre që sot nuk i kemi këtu, por ata jetojnë në zemrat tona sa do jemi gjallë. Kem qenë të okupuar, dikush tjetër na ka tregu çka jemi dhe ku po shkojnë sot jo”, tha Rama.

Ndërsa, ish udhëheqësi i batalionit në rajonin e Llapit, Ajet Potera, tha se fati ka ra që bashkë me shokët e tij të jenë të pranishëm sot, duke shtuar se datat në Ditën e Çlirimit i nderojnë gjithmonë.

“Fati ka dashtë me 11 qershor të futemi në Prishtinë, ne jemi shumë më shumë jo shpesh here pjesëtarët tanë nuk po priten qoftë nga profesorë, studentë, të burgosur politikë dhe neve na ka ra fati ta kurorëzojmë atë përpjekje edhe të atyre që s’janë. Datat si thyerja e kufirit, dalja e UÇK-së, na nderojnë ndihemi të lumtur, shpresojmë në të ardhme të gjithë ata që kanë kontribuar ta gëzojmë lirinë ashtu siç duhet”, tha Potera.

Për shënimin e ditës së çlirimit të kryeqytetit janë paraparë edhe disa aktivitete të tjera dhe një seancë solemne e kuvendit komunal.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika