Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të premten ka informuar se nga 1 mijë e 325 testime, 407 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Të premten janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 911.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 860.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 74 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 831 mijë e 011 doza të vaksinës.
Deri më sot 823 mijë e 852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 103 mijë e 428.