41-vjeçari gjen para në Han të Elezit, i dorëzon në Polici

Një qytetar nga Podujeva ka dorëzuar në stacionin e Policisë një shumë të parave të gjetura në një pikë karburanti në Han të Elezit

Foto ilustruese

Një qytetar nga Podujeva ka gjetur një shumë të parave pranë një pike karburanti në Han të Elezit, e menjëherë i ka dorëzuar në stacionin policor, ka njoftuar Policia të dielën.

Autoritetet kërkojnë që pronari i parave të paraqitet në stacionin policor të Hanit të Elezit për t’i tërhequr ato, derisa falënderuan qytetarin F.Rr, 41-vjeçar për gjestin.

“Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Han të Elezit, nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë  në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin F.Rrahimi për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura, në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika