“41 vjet pa investime”  – Gashi: Kosova, viktimë e politikës në sektorin e energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRrE) ka propozuar një rritje të çmimit të energjisë elektrike për rreth 15% për muajin e ardhshëm. Analisti Astrit Gashi ka theksuar se ky është vetëm një efekt i pasojave të një problemi më të madh dhe më të thellë që ka të bëjë me sektorin energjetik në vend.

Gashi ka theksuar se debati aktual për çmimin e energjisë është vetëm një pjesë e problemit, duke shtuar se problemi i vërtetë qëndron te mungesa e investimeve dhe zhvillimit të infrastrukturës energjetike në Kosovë.

“Na jemi duke folur sa për qind rritet rryma, a duhet të rrihet 15 për qind, 9 apo zero cent. Por debati kryesor që nuk po bëhet në Kosovë është që blloku i fundit, që e kemi lëshuar në qarkullim është blloku b i Kosovës B, në vitin 1984. D.m.th. që 41 vjet ne nuk kemi ndërruar asnjë megavat, përjashto 100 qind megavat që janë aktiv te energjisë alternative. Pra, ta garantoj nuk ka vend në Ballkan e as Evropë që nuk ka shtuar vend gjenerim asnjë megavat që 50 vjet përpos neve…”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Gashi theksoi se ky dështim për të shtuar kapacitete energjetike është një pasojë e politikave të papërgjegjshme të strukturave qeverisëse dhe partive politike, të cilat nuk kanë mundësuar zhvillimin e këtij sektori për shkak të interesave të ngushta politike.

“Kosova, fatkeqësisht në pjesën energjetike është viktimë e strukturave qeverisëse, e partive politike. Të cilat nuk e kanë mundësuar për inati të njëra tjetrës ose për përfitime të caktuar, të shtohet asnjë megavat. Dhe nëse nuk shtohen asnjë megavat dhe rritet shpenzimi, çka do të bësh, ki me ble. Nëse e blen, çka do të ndodhë, do të shtrenjtohet fatura e rrymës”, ka shtuar Gashi.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika