Vrasja në Mitrovicë, policia shpalos detaje se çfarë gjeti pas bastisjes së banesës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e një personi në Mitrovicë të Jugut në orët e hershme të së premtes.

Policia përmes raportit ditor ka bërë të ditur se ka bastisur shtëpinë që është shfrytëzuar nga i dyshuari dhe ka gjetur e sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë e 205 fishekë. I dyshuari është në kërkim policor.

Ndërsa, mbrëmë Policia ka publikuar foton e të dyshuarit Valdrin Salihu, shtetas i Suedisë, për vrasjen e një 45-vjeçari të premten.

“Mitrovicë Jugu / 20.09.2024 – 09:45. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën që është shfrytëzuar nga i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë dhe 205 fishekë. I dyshuari është në kërkim policor dhe rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky është personi që dyshohet se e kreu vrasjen në Mitrovicë, policia kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika