Mustafa i PDK-së demanton Vetëvendosjen: Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë kontrata të negociuara

Arben Mustafa nga PDK ka demantuar LVV-në lidhur me kontratat njëburimore. Ai ka thënë se asnjëherë më parë në asnjë qeveri nuk ka pasur kontrata kaq shumë të negociuara se sa gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dal me konferencë lidhur me kontratat njëburimore pasi që u bë i madh ky skandal.

Ai ka thënë se të dhënat e paraqitura nga deputetët e LVV-së nuk u dihet burimi.

‘’Edhe vet ministri i financave i referohet deputetit për këto të dhëna por jo ndonjë burimi zyrtar fillimisht. Por, nëse e shohim burimin zyrtar që është KRPP-ja shohim që numri i kontratave njëburimore  është 2 mijë e 174, ndërsa vlera e këtyre kontratave për këto  tre vite është 274 milion euro. Asnjëherë më parë Kosova nuk ka pas kaq shumë  kontrata të negociuara’’, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se këto kontrata pavarësisht që ligji i parasheh, i parasheh në rastet kur situata është emergjente ose në rastet e tjera kur është vetëm një kompani përkatëse në treg që mund ti ofroj ato shërbime.

Ai ka thënë se gjatë kësaj qeverie 2 mijë e 123 herë është nënshkruar për kontratat të cilat janë negociuar në tavolinë.

‘’As më parë nuk ka ndodh kjo’’, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika