Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, lanë afro 47 njerëz të vdekur dhe rreth 60 të tjerë të zhdukur apo varrosur në rrëshqitjet e dheut. Kjo stuhi filloi të premten e 28 tetorit, ndërsa rastin e kanë konfirmuar të shtunën zyrtarët.
Disa njerëz u përfshinë nga ujërat dhe u goditën nga rrëshqitjet në provincën Maguindanao, ka thënë për AP, Naguib Sinarimbo, ministri i brendshëm.
Ndërsa, pesë persona të tjerë kanë vdekur të shtunën nga sulmi i stuhisë tropikale Nalgae, që ka goditur provincën lindore të Camarines Sur, ka thënë agjencia e qeverisë.
Ndikimi më i keq i stuhisë deri më tani ishte një rrëshqitje dheu, që varrosi dhjetëra shtëpi me rreth 60 njerëz në fshatin fisnor, Kusiong në qytetin Datu Odin Sinsuat të Maguindanaos, ka thënë Sinarimbo për Associated Press.
Njëmbëdhjetë trupa, kryesisht fëmijë, u gërmuan të premten nga shpëtimtarët, duke përdorur lopata në Kusiong, ku jetonin rreth 80 familje, ka shtuar ai.