47-vjeçari humb jetën nga rrokullisja e traktorit

Një person ka humbur jetën si pasojë e e një aksidenti gjatë tërheqjes së drunjve në fshatin Staniqiq Komuna e Gjilanit kanë bërë të ditur nga policia e Gjilanit

Ilustrim

Ismet Hashani nga policia e Komunës së Gjilanit ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte së në fshatin Stanqiq të Komunës së Gjilanit një person i moshës 47 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes së mjetit që po voziste duke mbartur dru.

“Ju njoftojmë se sot më 25.08.2022  rreth orës 11:10 kemi pranuar informatën  se në  fshatin Stanqiq Komunen e Gjilanit në mal, një person i moshës 47 vjeçar, ka qenë duke prerë dru dhe gjatë tërheqjes se drunjve, traktori është rrokullisur dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Ismet Hashani për Portalin Dukagjini.

Ai ka shtuar se lidhur me këtë rast janë njoftuar menjëherë patrulla, ndihma e parë dhe njësiti përkatës.

Mjeku në vendin e ngjarjes ka mundur vetëm ta konstatoj se personi është pa shenja jete.

“Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në mënyrë që të zbardhen e vërteta e këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, ka përfunduar Hashani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika