Bosnje dhe Hercegovina lëshon urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik

Lider i Republikës Sërpska, Milorad Dodik

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës(BeH) ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik, presidentin e entitetit të Republika Srpska, dhe dy zyrtarët e tjerë, kryeministrin Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç, pas injorimit të një urdhri arresti të nivelit shtetëror javën e kaluar.

Urdhri, i cili nënkupton që çdo oficer policie duhet të arrestojë menjëherë këta individë, është lëshuar për akuzat për sjellje antikushtetuese. Mediat lokale raportojnë se Stevandiç është larguar për në Serbi, duke shmangur kështu arrestimin.

Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri, por ka postuar në X se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare, e cila do të kontrollojë kufirin midis entitetit dhe Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ky veprim i Dodik, i njohur për kundërshtimin e institucioneve shtetërore të Bosnjës, ka shpërthyer një krizë politike të thellë. Ai ka refuzuar të njohë autoritetin e Prokurorisë së Bosnjës dhe ka hedhur poshtë ligjshmërinë e urdhrave të lëshuar për arrestimin e tij. Në një deklaratë, ai tha se nuk do të udhëtonte në Sarajevë për t’u marrë në pyetje nga autoritetet.

Për më tepër, Dodik u dënua në fund të shkurtit për refuzimin e zbatimit të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar për paqen, Christian Schmidt, një akt që është konsideruar si shkelje e kushtetutës.

Ndërkohë, pas këtij dënimi, ai ka prezantuar një seri ligjesh që synojnë të paralizojnë institucionet e sigurisë dhe gjyqësorit të Bosnjës, duke prekur rreth gjysmën e territorit të vendit. Megjithatë, këto vendime janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese.

Përballë tensioneve, Forca Paqeruajtëse Evropiane (EUFOR) ka shpallur se do të rrisë numrin e trupave të saj në Bosnjë.

Dodik është shpallur dy herë person non grata nga Shtetet e Bashkuara për shkak të veprimeve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika