Abdixhiku: Nuk kemi interes që afatet kushtetuese të vonohen

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në një intervistë në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka folur lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të thirrur për nesër.

Ai ka thënë se në traditën e LDK-së dhe praktikisht e parimisht nuk e kontestojnë të drejtën e të parit për nominuar kryetarin e Kuvendit.

Ai ka thënë se LDK ka koncensus të plotë që votat për kryetarin të Kuvendit do të duhet të vijnë nga një shumicë e presupozuar në pushtet ndonëse është një situatë bukur e brishtë sepse nuk kemi interes që afat kushtetuese të vonohen, pra në njërën anë themi që duhet të jenë 61, në anën tjetër e ftojmë qeverinë që të bëjë konstitutin e institucioneve pra këto të dyja nuk duket se shkojnë bashkë”.

“Por, ka një shije demokratike që thotë që ai që donë të jetë kryetar i shumicës së deputetëve duhet që së paku ta ketë atë shumicë- 61”.

‘Por të presim së pari se a po propozon i pari kryetarin e Kuvendit sepse kjo është një lojë shahu në Kushtetutë i bardhi duhet të nisë lojën”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje Abdixhiku ka thënë se para se të mandatohet kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të jetë një komision verifikues i mandateve. Ai beson se këtu qëndron edhe problemi.

Ai ka thënë se kabineti aktual qeveritar në bazë të praktikës kushtetuese dhe interpretimit të ligjit që një kryeministër i qeverisë dhe një ministër i qeverisë s’mund të ulet te ulësja e deputetëve e lëre më të votoj.

“Çësshtja është a je anëtarë i qeverisë a deputet, të dyjat s’mund të shkojnë, kjo është e thjeshtë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika