5 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë kësaj kohe, janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Në rajonin e Prishtinës janë raportuar dy raste, një në atë të Ferizajt e Gjakovës dhe një rajonin e Mitrovicës.

“Fushë-Kosovë / 23.06.2024 – 00:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar, me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë  23.06.2024, 21:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtime / 23.06.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur, viktimës mashkull kosovar, i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë  23.06.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Skenderaj 23.06.2024, 13:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë fjalosur me të dyshuarën femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika