5 të lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve dhe një kamioni në Strellc të Deçanit

Në fshatin Strellc të Deçanit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një kamioni, ku janë lënduar 5 persona

Ilustrim

Gjatë pasdites së sotme është raportuar për një aksident trafiku në Strellc të Deçanit.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe një kamioni, ku nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika