5 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, konfirmon zëdhënësja e Policisë për Portalin Dukagjini, Flora Ahmeti.
Përmes një prononcimi për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Ahmeti ka bërë të ditur se gjatë pasdites të së shtunës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
“Sot rreth orës 15:30, në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete”, ka bërë të ditur Ahmeti për portalin Dukagjini.
Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, 5 persona kanë mbetur të lënduar dhe të njëjtëve, u është ofruar ndihmë mjekësore.
Bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.