5 të lënduar nga një vetaksident në Malishevë

Zëdhënës i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njëherësh, ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, shkak i së cilës, vetura ka dalur nga rruga

Ilustrim

5 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në dalje të Malishevës.

Njëri nga ta raportohet të ketë pësuar lëndime më të rënda.

Lajmin për protalin Dukagjini e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për Rajonin e Gjakovës.

“Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Malishevës, në drejtim të fshatit Banjë. Një veturë ka dalur nga rruga për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, dhe janë lënduar pesë persona, njëri nga ta ka lëndime më të rënda. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet relevante”, ka thënë Elezaj për Portalin Dukagjini.

Ai ka theksuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor gjersa ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, shkak i së cilës, vetura ka dalur nga rruga.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika