5-vjetori i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Të dielën e 5 qershorit janë bërë 5 vjet që nga anëtarësimi i Malit të Zi në Aleancën Veritatlantike (NATO)

Ilustrim

Me rastin e pesëvjetorit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq do të mbajnë një pritje zyrtare.

Kjo pritje është caktuar për të hënën, më 6 qershor, përballë Kalasë së Petroviqit në Krushevc, me fillim nga ora 20:00.

Mali i Zi, dikur bastion i ndjenjave proruse në Ballkan, më 5 qershor të vitit 2017 është bërë zyrtarisht anëtari i 29 i NATO-s, me një ceremoni në Uashington.

Anëtarësimi i vendit prej 600 mijë banorësh në Aleancën Ushtarake shënoi një kthesë historike.

Më 5 qershor 2017, në Departamentin amerikan të Shtetit u zhvillua ceremonia për pranimin zyrtar të Malit të Zi si anëtar i 29-të i NATO-s. Në ceremoni morën pjesë Nënsekretari amerikan i Shtetit, Thomas Shannon dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ish kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Më 7 qershor 2017, flamuri i Malit të Zi si anëtari më i ri i Aleancës, është valëvitur për herë të parë në Shtabin e Aleancës Ushtarake në Bruksel.

“Ngjarja e sotme ishte rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare për ta përfshirë Malin e Zi në komunitetin euroatlantik të vendeve,” thuhej në një komunikatë nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Së fundmi, Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO, një veprim i nxitur nga shqetësimet e sigurisë nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Gjithashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se janë duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në NATO dhe BE.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika