50 mijë vizita onkologjike dhe dy mijë raste të reja me kancer në vitin 2023

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Univeritar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se që nga janari e deri më tani janë realizuar 50 mijë vizita onkologjike dhe, sipas regjistrit të klinikës, ka pasur dy mijë raste të reja me kancer

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Univeritar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se që nga janari e deri më tani janë realizuar 50 mijë vizita onkologjike në klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kurse, sipas regjistrit të klinikës, ka pasur dy mijë raste të reja me kancer.

“Në repartin e Kimioterapisë janë përgatitur dhe aplikuar rreth 100 mijë terapi sistemike, tabletare, subkutane dhe intravezikale. Në repartin e Radioterapisë janë ofruar 31 mijë shërbime, ku përfshihen trajtimi i pacientëve me radioterapi eksternale, realizimi i planeve të trajtimit me konturim, simulacione dhe pozicionimet e realizuara nga mjekët, fizikantët mjekësorë dhe teknikët e radioterapisë”, ka njoftuar ShSKUK.

Në njoftim thuhet se në këtë klinikë janë ofruar dy mijë shërbime të Brakiterapisë, derisa disa prej aplikimeve të brakiterapisë janë realizuar në bashkëpunim me anesteziologët e klinikës së Anesteziologjisë.

“Gjithashtu në klinikë janë realizuar rreth 600 seanca të të trajtimit me fizioterapi dhe 600 shërbime psikologjike nga psikologët klinikë. Në klinikë kanë qenë të shtrirë, 820 pacientë”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, me investim nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me ShSKUK-në, është duke u zbatuar projekti për rinovim të hapësirave të klinikës së Onkologjisë.

“Krahas kësaj, klinika këtë vit është furnizuar me aparaturën e dytë të rrezatimit, akseleratorin linear bashkëkohor i cili do të mundësojë dhe trajtimin me metodat më të avancuara të radioterapisë sic është radioterapia stereotaktike”.

Regjistri i rasteve të paraqitura për herë të parë në klinikën e onkologjisë ka kapur shifrën e dy mijë rasteve të reja për vitin 2023, që dëshmon për rritjen progresive të sëmundjeve malinje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika