50 përqind e kosovarëve thonë se kanë çrregullime mendore

I ftuar sonte në pjesën e diskutimit për shëndetin mendor në emisionin “Jeto”, ishte psikologu Arian Musliu

Muaji maj njihet si muaji i shëndetit mendor, e në një javë kushtuar shëndetit mendor në vendin tonë, u ndërmorrën disa aktivitete.

Psikologu Arian Musliu theksoi se këto aktivitete kishin për qëllim vetëdijësimin e popullatës për çrregullimet e shëndetit mendor. Një aktivitet i tillë ishte “Marshi i Mendjes” i cili kishte qëllim ngritjen e çështjes së shëndetit mendor, për t’iu treguar qeveritarëve se kjo është një pjesë e rëndësishme e shëndetit që po mbetet pas.

Për t’u ngritur kjo çështje në instanca të larta, shton Musliu, kanë detyrë që të ofrojnë edhe të dhëna për politikanët, andaj kanë realizuar një hulumtim i cili prodhoi të dhëna interesante, mirëpo tepër shqetësuese.

Sipas psikologut, gjysma e qytetarëve të anketuar raportuan probleme të shëndetit mendor, e nga ta, gjysma e tyre këto probleme i kanë vetëdiagostikuar, e një numër i tyre pastaj edhe i kanë konfirmuar këto dyshime te psikologu. Mirëpo të tjerë që janë vetëdiagnostikuar nuk kanë kërkuar ndihmën e psikologut pasi ende ekziston stigma.

Musliu deklaron se kur jeta bëhet e vështirë, krijohet përceptimi se po përjetojmë ankth, dhe me shfaqjen e simptomave hulumtojmë në internet ku nuk shohim asgjë të mirë, shohim probleme dhe e diagnostikojmë vetën me probleme të ndryshme si ankthi e pagjumësie.

Megjithatë jo të gjitha të dhënat janë të besueshme, dhe siç deklaron Musliu jo të gjitha janë të vërteta për ty, andaj rekomandohet në diskutim me një profesionist të shëndetit mendor.

Psikologu nënvizon se mungesa e njohjeve për problemet e shëndetit mendor çojnë tek stigma, gjë që vjen nga mosdija. Sipas tij akoma ekziston përceptimi se nëse ke vizituar një psikolog apo psikiatër ke probleme të theksuara, etiketohesh nga shoqëria, dhe kjo është ajo dukuri që po tentohet të luftohet.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika