50 vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit, Kelmendi kritikon ashpër Ramën

Publicisti nga Kosova, Migjen Kelmendi, e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për prezencën dhe fjalimin e tij në përvejtorin e 50-të, të Kongresit të Drejtshkrimit

Publicisti, Migjen Kelmendi

Shënimi i përvjetorit të 50-të, të Kongresit të Drejtshkrimit nga shteti i Shqipërisë dhe pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama, nuk i ka pëlqyer publicistit Migjen Kelmendi.

Në një reagim të gjatë, Kelmendi e kritikoi prezencën e Ramës, në organizimin e përvjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, i cili për herë të parë ishte mbajtur në kohën e diktaturës komuniste në Tiranë në vitin 1972.

Në gjuhën standarde, sipas Kelmendit, nuk u lejua asnjëherë të intervenohej, edhe pse Kongresi i Drejtshkrimit, ishte mbajtur në kohën e diktatorit Enver Hoxha, ku kishte munguar liria e mendimit.

“Pse u desht që kryeministri aktual i Shqipnisë, Edi Rama, me qenë prezent dhe me prezencë me legjitimue ketë tubim? Sepse, sa herë këta shqiptarë të sektarizuem flasin për gjuhën shqipe, duhet me qenë prezent medoemos edhe nji Enver”, ka shkruar ai.

Edi Rama dhe diktatori Enver Hoxha, sipas publicistit Kelmendi, e kanë të njëjtën ide sa i përket cështjes së drejtshkrimit, të dy sipas tij e shohin si arritje atë kongres, edhe pse vendimet për të u morrën nën diktaturë.

“Kryeministri Rama, ky Enver i estetizuem, me nji ton solemn, me nji të folme të kadaltë a thue se po flet në mort, e prezentoi veten si “dashnor” të gjuhës shqipe, por nisi me folë për do njerëz të vdekun, për disa arritje te vdekuna, për nji periudhe qe s’asht ma, asht e vdekun. Ai nisi me fjalimin e tij me i puthë te vdektit, me i arsyetue dhe me i gjetë spjegim atyne vendimeve të vdekuna, qe e pranonte edhe vet, se u morën ne kulmin e nji diktature dhe në mungesë totale të lirisë së mendimit dhe të fjalës, por te cilat ai i sheh dhe përjeton si nji arritje. Njisoj si Enveri”, ka deklaruar Kelmendi.

Kryeministri Rama me pjesëmarrjen e tij në shënimin e përvejtorit të Kongresit të Drejtshkrimit, e ka arsyetuar dhunën dhe mungesën e lirisë në kohën e diktaturës.

“Politikani i shekullit 21, që e prezenton veten si politikan i proviniencës europiane, e kishte nji hall në fjalën e tij: qysh me arsyetue diktaturën enveriane dhe me “martue” dhunën me arritjet gjuhësore (sic!)”, ka shkruar Kelmendi.

Më 25 nëntor 1972, u mbajt në Tiranë me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe me praninë e 87 delegatëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në këtë Kongres u vendos për përdorimin e gjuhës zyrtare apo standarde që përdoret në Kosovë e Shqipëri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika