500 euro gjobë për veturat që kalojnë në rrugën “George Bush”

Me marrje të patentë shoferit deri në 3 muaj e me gjobë, mund të ndëshkohen qytetarët që kalojnë në rrugën George Bush në Prishtinë. Kjo rrugë e cila qëndroi e mbyllur për 1 muaj, është hapur për qarkullim por vetëm për autobusë, taksi e automjete të emergjencave

Pas më shumë se një muaji mbyllje, rruga George Bush në Prishtinë është hapur për qarkullim këtë të premte, por jo për të gjithë.

Në këtë rrugë tani mund të kalojnë vetëm autobusët, taksitë e edhe automjetet e natyrës emergjente.

Drejtori i shërbimeve publike, në komunën e Prishtinës, tregon për rifunksionalizimin e kësaj rruge, derisa thotë se me këtë synohet të shmangen kolonat.

Ilirik Musliu, drejtor i shërbimeve publike ka thënë se “Kjo hapje edhe qasje e taksive dhe autobusëve do lirojë këto dy segmente, e që është e vërteta ne sot me automatizëm e kemi vërejtur se ka pasur lirim të atyre dy zonave. Ne sot kemi marr informacione në kohë reale, me qëllim me bë edhe disa analiza, e si projekt ka rezultuar i suksesshëm”.

Musliu ka treguar tutje edhe për planet e tjera të komunës sa i përket rrugëve dhe menaxhimit të kaosit në trafik.

Musliu ka shtuar se “Unaza qendrore është një prej, projekteve që mendojmë që ka me i dhënë zgjidhje kaosit të trafikut në kryqytet, gjithashtu ka edhe rekomandime të ndryshme të taskforcës, që i kanë adresuar”.

Hapja e kufizuar njërës prej rrugëve kryesore në kryeqytet, nuk është mirëpritur nga qytetarët.

Eroll Agolli, qytetar ka thënë se  “Më mirë ka qenë atëherë se tash…. qysh ka qenë përpara me qarkullu këtu, tash po duhet krejt rreth e rreth. Shiko çfarë guzhme (tollovi) është bërë nëpër rrugë… Unë e kam kerrin atje, kam pasur takim këtu, badihava, duhet t’i bëjë dy kilometra në këmbë se nuk kam si të vij këtu”.

Teuta Hazbata, qytetare ka thënë se “Unë shumë eci, në fakt nuk jam e varur shumë prej veturave. Kështu që mua më duket që ka nevojë për me pas. Por, ky organizim nuk e di siç do të shkojë, sa do të jetë e këndshme edhe për këmbësorë me ec në mes të veturave, nuk e di. Por, për që ka nevojë të bëhet shesh, po”.

Avni Zubi, qytetar ka thënë se “Nuk po e dinë njeri, a ka me shku këndej, a duhet të kthehen përmas. Nuk po merret vesh kjo punë. Autobusi tash shkoj këndej, ai tjetri shkoj andej. Nuk është në rregull diçka”.

Policia e Kosovës, ka informuar qytetarët gjatë së premtes, për atë se kush mund të lëvizë në këtë rrugë. Sipas PK-së, dënimi për mos respektim të rregullave mund të shkojë deri në 190 euro dhe konfiskim të patentë shoferit deri në 3 muaj. Por, në këtë përgjigje sqarohet se ndëshkimet tjera janë sipas rregullores së Kuvendit komunal e që shqiptohen nga inspektorët e Komunës së Prishtinës.

“Në hyrje te rrugës Xhorxh Bush, kemi të vendosura dy patrulla policore, me  qellim te marrjes së  masave preventive si dhe ato te ndëshkimit për ngasësit qe nuk respektojnë shenjat e trafikut. Gjoba është sipas ligjit mbi komunikacionin rrugor, për  mos respektim të shenjave te trafikut, 40 euro ndërsa tejkalimi i vijës se plotë është dënimi 150 dhe konfiskimi patentë shoferit për 3 muaj. Ndëshkimet tjera janë sipas rregullores se kuvendit komunal, të cilat i zbatojnë inspektorët komunal”, thuhej në njofyimine Policisë së Kosovës.

Komuna e Prishtinës, disa herë kishte mbyllur këtë rrugë duke bërë teste për të parë se si funksionon, derisa në dhjetor u mbyll në tërësi për shkak të organizimeve për festa të fundvitit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika