Që nga viti 2011 e deri në vitin 2021, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, kanë ndodhur gjithsej 51 aksidente me fatalitet.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa është pyetur nga deputeti i Paartisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, lidhur me statistikat.
“Në segmentin rrugor Prishtinë-Podujevë, nga viti 2011 deri 2022, kanë ndodhur 51 aksidente me fatlitet, me 57 të vdekur, 1556 aksidente me 3 mijë e 745 qytetarë të lënduar dhe 664 akisdent eme dëme materiale”, ka thënë Sveçla.
Sipas tij, për këtë periudhë kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 80 mijë e 642 gjoba për lloje të ndryshme të kundërvajtje.
Për të njëjtën rrugë, vitet me numrin e fatalitetve më të mëdha kanë qenë 2013,2017,2019.
Në vitin 2011, ka pasur 5 fatalitete në vend ngjarje dhe 7 të vdekur, 2012, ka pasur 3, 2013, 11, 2014-1, 2015 -3, 2016 – 3, 2017- 11, 2018-3, 2019-10, 2020-3, 2021-2.
Sipas deputetit të PDK-së, magjistralja Podujevë-Prishtinë, është bërë një nga rrugët më problematike dhe më të kogshme për drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarëve, rrugë kjo që njihet siç thotë Shabani “rruga e vdekjes”.
Policia e Kosovës në kuadër të kompetencave dhe përgjgjesivë që ka, ka ndërmarrë një sërë veprimesh me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe sigurisë në komunikacion, ka thënë ministri Sveçla.
“Lidhur me segmentin rrugor që keni theksuar, policia e Kosovës që nga fillimi i zgjerimit të kësaj rrugë ka kryer inspektime mbi parregullësitë në infrastrukturë. Sa i përket planeve operative të policisë, janë zhvilluar kontrolle me dronë, me vetura civile, motoçiklistë, dhe kontrolle statike për evidentimin e kundërvajtjeve të ndryshme. Si ministri jemi të angazhuar në ruajtjen e jetës së qytetarëve, në parandalimin e aksidenteve me të gjitha kapacitetet që i kemi”, shtoi ai.