Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga 267 testime janë shënuar 52 raste të reja me COVID-19.
Përmes një njoftimi në Facebook, MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.
Në total numri i rasteve aktive është 250.
Më herët të dielën, MSH ka njoftuar se është aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grupmoshën 12-vjeçare e më lart, të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.