520 mijë euro për rinovimin e IML-së, punimet pas fazave tenderuese

520 mijë euro do të jetë shuma që planifikohet të investohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas zjarreve që shkaktuan dëme në disa zyra. Nga ky institucion kanë treguar se çka pritet të investohet, derisa kanë shpresuar që procedurat e tenderimit të mos zgjaten shumë

Plot 5 muaj i janë dashur qeverisë së Kosovës që të ndajë buxhet për rinovimin e Institutit të vetëm të Mjekësisë Ligjore.

Ditë më parë, në mbledhjen e qeverisë, janë ndarë 520 mijë që janë të destinuara për këtë objekt që u përfshi nga zjarri disa herë. Ushtruesi i detyrës së drejtori të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti tregon se çka pritet të investohet në këtë objekt.

“Ky buxhet do të shfrytëzohet për tu investuar në bazë të një projekti ideor që është zhvilluar nga inxhinieriku i Ministrisë së Drejtësisë, dhe i cili ka për qëllim krahas rindërtimit të pjesës që është dëmtuar nga zjarri të intervenohet edhe në pjesën tjetër, të objektit në kuptim të rritjes së sigurisë së përgjithshme të objektit, sepse do të instalohet edhe sistemi i ri i mbrojtjes kundër zjarrit, do të instalohet sistemi i ri elektrik, do të bëhet ventilimi i ri me klimatizim”, ka thënë Haliti.

Tek thotë se punimet nisin, vetëm pas përfundimit të fazave tenderuese, shpreson se këto nuk do të zgjasin shumë.

Haliti ka treguar se gjatë kohës së punimeve do t’iu duhet të barten në objekte përreth.

“Në pjesën ku do të intervenohet nuk do të qëndrojmë stafi do të zhvendoset coftë brenda objekteve ku nuk do të punohet, një pjesë do të dal, planifikojmë ta dalim përreth IML-së, që natyrisht do na lirohen në bashkëpunim me SHSKUK-në, një pjesë do të kemi mbështetjen edhe nga EULEX-i, që të ofrojnë një pjesë të kontinjerave”, ka vijuar ai.

Gjatë ditës, për këtë ka njoftuar edhe Ministria e Drejtësisë, e cila ka thënë se me këtë investim, do të krijohet një mjedis i sigurt për punë dhe ruajtjen e provave të rëndësishme mjeko-ligjore.

“Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 520 mijë eurove për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruktimi i hapësirave të brendshme në objektin e IML-së”. Ky buxhet do të shfrytëzohet për renovimin e hapësirave të IML-së që ishin dëmtuar si pasojë e incidentit me zjarrin në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo në të njëjtën kohë do të intervenohet në tërë objektin e IML-së duke rritur sigurinë e përgjithshme me qëllim të parandalimit të ngjarjeve të tilla në të ardhmen.  Renovimi do të realizohet në bazë të projektit të përgatitur nga departamenti i inxhinieringut në MD, i cili përfshin rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Universitetit të Prishtinës për vlerësimin e dëmeve dhe rritjen e sigurisë së objektit. “Pikat kryesore në të cilat do te investohet do të jenë instalimi i sistemit kundër zjarrit, instalimi i sistemit të ri elektrik, vendosja e ventilimit qendror, përmirësimi i kushteve dhe funksionalizimi i sallave të autopsisë, si dhe ridizajnimi i hapësirave të brendshme të punës në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Me këtë investim, do të krijohet një mjedis i sigurt për punë dhe ruajtjen e provave të rëndësishme mjeko-ligjore që do të mundësojnë rifillimin sa më shpejt të procesit të akreditimit të shërbimeve mjeko- ligjore. Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve është miratuar në mbledhjen 193 të Qeverisë.”

Pikërisht prova të rëndësishme, përfshirë mostrat nga vdekja e Astrit Deharit, ruheshin në këtë objekt, e të cilat u zhdukën.

Objekti u përfshi dy herë vitin e kaluar nga zjarri, herën e fundit në nëntor 2023 duke demoluar tërësisht dy zyra.

Prokuroria ende është duke e hetuar rastin dhe nuk ka një përfundim zyrtar për shkaktarin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika