549 persona të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Kampe të shumta janë ngritur nga agjensitë qeveritare dhe ushtria e vendit për të foruar ndihmë ndaj rajoneve të goditura nga përmbytjet dhe sigurimit të familjeve. Ndër të tjera, më shumë se 46 mijë shtëpi janë shkatërruar

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur të musonit kanë vranë të paktën 549 njerëz në Pakistan gjatë muajit të kaluar, me komunitetet e largëta në provincën e varfër jugperëndimore të Balochistanit ndër më të goditurat, tha një agjenci qeveritare.

549 njerëz kanë humbur jetën si shkak i përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur të musonit në Pakistan, përgjatë muajit të fundit.

Kampe të shumta janë ngritur nga agjensitë qeveritare dhe ushtria e vendit për të foruar ndihmë ndaj rajoneve të goditura nga përmbytjet dhe sigurimit të familjeve.

Përpos viktimave, as dëmet materiale nuk u kursyen nga përmbytjet, raporton “Swissinfo”.

“Më shumë se 46,200 shtëpi janë shkatërruar”, tha të premten Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA).

“Ne po bëjmë çmos për të ofruar ndihmë dhe rehabilitim të gjerë të viktimave të përmbytjeve,” tha kryeministri Shehbaz Sharif gjatë një vizite në zonat e goditura.

Muaji i kaluar ishte më i lagështi në tre dekada, me 133% më shumë shi se mesatarja për 30 vitet e fundit, tha NDMA.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika