6 persona marrin ndihmë mjekësore në Podujevë pasi u sulmuan nga një qen

Pas lajmit që nxënësit në Podujevë janë sulmuar nga një qen, ka reaguar drejtori i Arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu

Gjatë ditës është raportuar se disa nxënës në Podujevë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi nga një qen.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu ka reaguar lidhur me këtë situatë duke thënë se një qen ka sulmuar 3 nxënës dhe 3 kalimtarë rasti.

“Pas incidentit nxënësit dhe qytetarët kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga QKMF, gjendja e tyre shëndetësore tashmë është e mirë dhe me lëndime të lehta trupore”, shkruan Fetahu.

Fetahu ka thënë se përmes kontratës për trajtimin e qenve endacakë është bërë trajtimi dhe izolimi i kafshës, “si dhe i kemi vizituar nxënësit për tu informuar më tej për rastin”.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika