6 të vrarë e 37 të plagosur nga sulmi rus në Çernihiv

Nga Ministria e Brendshme e Ukrainës bëjnë të ditur se 11 fëmijë ishin në mesin e 37 personave të plagosur

Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar, kanë ndërruar jetë pas goditjes së një rakete ruse në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Siç raporton BBC, kjo e fundit ka treguar se 11 fëmijë ishin në mesin e 37 personave të plagosur.

Viktimat ishin rrugës për në kishë për të festuar një festë fetare kur raketa goditi. Një shesh kryesor, një ndërtesë universiteti dhe një teatër thuhet se janë dëmtuar nga sulmi.

Presidenti Volodymyr Zelensky postoi një video të shkurtër që tregon makina të dëmtuara dhe shesh të mbushur me mbeturina. Një trup gjithashtu mund të shihej shkurtimisht.

Chernihiv është afër kufirit me Bjellorusinë.

Ajo u pushtua nga Rusia në fillim të pushtimit, por më pas u rimor nga trupat ukrainase.

“Një raketë ruse goditi mu në qendër të qytetit, në Chernihiv tonë. Një shesh, universiteti politeknik, një teatër,” postoi presidenti Zelensky në Telegram.”Një e shtunë e zakonshme, të cilën Rusia e ktheu në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje. Ka të vdekur, ka të plagosur”.

Forcat ajrore të Kievit thanë se ushtria ukrainase kishte rrëzuar 15 nga 17 dronët Shahed të prodhuar nga Irani të nisur nga Moska në një sulm gjatë natës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika