60 ari të mbjella me grurë digjen në Fushë Kosovë, 20 në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy qytete janë djegur rreth 80 ari tokë të mbjellura me grurë, respektivisht, 60 ari në Fushë Kosovë dhe 20 në Prizren

Zjarrvënie, ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të hënën janë përfshirë nga zjarri rreth 60 ari tokë të mbjellura me grurë në fshatin Bardh i Vogël, të komunës së Fushë Kosovës.

Rasti në polici është hapur si zjarrvënie, dhe sipas policisë ky rast është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri rreth 60 ari të mbjella me grurë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, zjarrvënie të tokës së mbjellë me grurë ka pasur edhe në fshatin Polishtë të Prizrenit, ku janë përfshirë nga zjarri rreth 20 ari tokë.

“Sipas ankuesit mashkull kosovar, janë përfshirë nga zjarri rreth 20 ari tokë të mbjella me grurë në pronë të ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika