64 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën e 28 qershorit se nga 208 testime, 63 qytetarë kanë rezoltuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të IKSHPS-së, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 208 testime, prej tyre 64 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 322. Në njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 63 qytetarë.

Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823 mijë e 696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103 mijë e 167.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika