Përgjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 671 raste të reja me COVID-19.
Nga gjithsej 1,943 testime të kryera, 66 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 32 në Durrës, 28 në Lushnje, nga 25 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 16 në Fier, 15 në Lezhë, 14 në Berat, 12 në Patos, nga 11 qytetarë në Divjakë, Elbasan, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Gramsh, 6 në Shkodër, nga 5 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Delvinë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Tepelenë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Roskovec, Selenicë, Kolonjë, Belsh.
Aktualisht në spitalin “COVID3” po marrin trajtim 23 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,955 që nga fillimi i epidemisë.