7.5 milionë euro për nënkalim në Ferizaj, ankohen banorët e opozita

Komuna e Ferizajt ka ndarë 7.5 milionë euro për ndërtimin e një nënkalimi. Kjo shumë e ndarë po shihet e paarsyeshme nga banorët e opozita. Sipas tyre, Ferizaj ka probleme të shumta që nuk iu është bërë zgjidhje tash e sa vite

Foto ilustrim

Kjo pamje ka gjasë që të mos jetë e njëjta pas tri viteve.

Në vend të kësaj pjese, aferë Stacionit të Policisë, do të jetë një park e një nënkalim.

Por, ky projekt i Komunës së Ferizaj ka nxitur reagime të shumta.

Për të, Komuna ka paraparë mbi 7 milionë euro, që për partitë opozitare është e papranueshme.

Për më tepër, sipas Vetëvendosjes në Ferizaj, shuma për projektin u ndryshua disa herë.

“Kjo është diskutuar në kornizën afatmesme buxhetore,  ishte projekt mbi 5 milion euro. Pas një muaji ka ardh 7.5 milionë euro.  Të përmendet në shekullin 21,  uji, kanalizimi është e tmerrshme. Të ndahen 7.5 milion e të kemi problem më qentë endacak, investimi në shkolla në çerdhe publike, mendoj se është gabim të bëhet një investim në një nënkalim 7.5 milion euro”, ka potencuar Osmani.

Se Ferizaj ka problem më të mëdha se të investoj gjithë këtë buxhet në nënkalim, e thonë edhe qytetarët.

“Nuk besoj që kanë më ba, s’kanë më qa, spitali është mbet që pesë vite pa përfundu,  e lë ma më ba një gjë të tillë. Nuk është i domosdoshëm një nënkalim i tillë”, ka theksuar Xhema.

“Nënkalimi është I nevojshëm, këta besoj që e  kanë pa të arsyeshme më ba”, ka thënë Salihu.

“Hasjet në vështirësi të qytetarëve duke filluar nga qentë endacak, pastaj betonizimi, është rregullu një nënkalim por aty hasen në probleme mjetet e randa. Besoj se nevojitet diçka tjetër por sikur të ishte transporti urban një iniciativë”, është shprehur Beqiri.

Të kundërtën po e kosniderojnë ata që e kanë nisur këtë projekt.

“Gjatë analizave që i kemi ba mendojmë se është një prej projekteve ma të arsyeshme, është projekt që ka mi rezistu kohës, është një projekt që do të ja jepë formën qytetit. Qëllimi kryesor është zvogëlimi i komunikacionit”, ka deklaruar Aliu.

Për ndërtimin e nënkalimit, Komuna e Ferizajt tashmë ka hapur një tender për fazën e parë të ndërtimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika