“7 QIEJT”, simboli i pavarësisë “NEWBORN” me ngjyra dhe mesazh të ri

Simboli i pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në ditën e shpalljes së pavarësisë, edhe në 17 shkurtin e sivjetmë do të ketë ngjyra dhe mesazh të ri. “7 QIEJT” është mesazhi për 16-vjetorin e pavarësisë

Simboli i pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në ditën e shpalljes së pavarësisë, edhe në 17 shkurtin e sivjetmë do të ketë ngjyra dhe mesazh të ri.

“7 QIEJT” është mesazhi për 16-vjetorin e pavarësisë.

Pasi ky simbol ka marrë pamje të re, autori i “NEWBORN”, Fisnik Ismaili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar, se “Dikur qielli i rrethuar me gjemba, më në fund u hap. Shijone!”,

Ndërsa, në një postim në faqen “Newborn Monument”, derisa po finalizohej pamja e re e simbolit të shpalljes së Kosovës shtet, shkruante: “A mundemi ne, aspirantët, besimtarët, shpirtrat e fortë të Kosovës, të fluturojmë mbi kufizimet e historisë sonë? A mund të fluturojmë nëpër ‘7 Qiej’, secila shtresë duke dhënë prova për vendosmërinë tonë të fortë dhe luftën e palodhur për liri?

Ndërsa shikojmë NEWBORN-in, le të pyesim veten: Sa lart mund të na çojnë ëndrrat tona? Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona? Përgjigja jehon në zemrat tona dhe rezonon nëpër tokën tonë: Po, ne mund të fluturojmë”, shkruan në faqen “Newborn Monument”.

Ndryshe, në kozmologjinë fetare ose mitologjike, shtatë qiejt u referohen shtatë niveleve ose ndarjeve të Qiejve (Qiellit). Koncepti, i gjetur gjithashtu në fetë e lashta Mesopotamiane, mund të gjendet në Judaizëm dhe Islam; një koncept i ngjashëm gjendet gjithashtu në disa fe fetare indiane siç është Hinduizmi.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika