Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë.
Në rajonin e Pejës janë regjistruar tre raste, në rajonin e Prishtinës janë regjistruar dy raste, në atë të Ferizait një rast dhe një në rajonin e Gjakovës.
Në Pejë në raste të ndara janë arrestuar dy persona por që të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
“Pejë 10.02.2025-12:00. Me 13.02.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti nën hetime”.
“Pejë 13.02.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, është fjalosur me dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.
“Klinë 13.02.2025-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Në rajonin e Prishtinës janë regjistruar dy raste, përkatësisht një në Podujevë e një në Fushë Kosovë.
Në të dy rastet janë arrestuar dy persona.
“Podujevë 13.02.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”.
“Fushë Kosovë 13.02.2025-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Në rajonin e Ferizajt përkatësisht në Kaçanik ka ndodhur një rast i dhunës në familje.
Lidhur me këtë rast një person është arrestuar.
“Kaçanik 13.02.2025-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.
Gjithashtu, edhe në rajonin e Gjakovës është regjistruar një rast i dhunës në familje.
“Rahovec 12.02.2025-20:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar me probleme psiqike, herë pas here iu shkakton dhunë fizike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në spitalin psikiatrik në Gjakovë për trajtim”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.