Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 62 testime në total, kanë rezultuar 7 raste të reja me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga COVID-19 janë shëruar 5 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Raste aktive mbeten 7 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 19 persona.
Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 448 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 849 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 313 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 828 të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.