7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 349 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), kanë dalë pozitivë 7 persona

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 7 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 349 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 13 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 428.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 62 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 902 mijë e 271 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 788.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 101 mijë e 226. Janë një milion e 825 mijë e 458 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 25 prill, në Kosovë 8 raste kanë qenë pozitive dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Statistikat e fundit të COVID-19 në Kosovë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika