7 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

Në këtë ditë, shtatë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtimit dhe lobimit të ashpër nga Serbia

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit.

Kryetari i atëhershëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ishte i pranishëm në kongresin e UEFA-as, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e pati cilësuar si një arritje historike dhe një drejtësi të vonuar.

“Një drejtësi e vonuar, por duke marrë parasysh bllokadat ligjore që i janë paraqitur Kosovës, ne arritëm të pranohemi, kjo është një e arritur e jashtëzakonshme. Momentet brenda kuvendit të UEFA-as ishin të vështira, për shkak të kahjes që i dhanë kuvendit disa shtete. Megjithatë, ne arritëm të anëtarësohemi në UEFA”, pati thënë Vokrri.

Kundër anëtarësimit u pozicionua Serbia.

“Politika dhe futbolli nuk duhet të ngatërrohen në mënyrën më të shëmtuar. Ne do të kujdesemi për një protestë në rajon”, ka theksuar para votimit Tomislav Karaxhiq, shef i Federatës të Futbollit të Serbisë.

Anëtarësimi në UEFA iu mundësoi ekipeve kosovare që të marrin pjesë në garat evropiane të futbollit. Po ashtu, kjo i hapi rrugë Kosovës që të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, në Meksiko Siti, në kongresin e mbajtur më 12 dhe 13 maj 2016.

Prej shtatë vjet të pranimit, futbolli ynë mund të mburret me shumë të arritura.

Padyshim e veçanta është fakti që Kosova u bë vendi i parë në rajon që e solli sistemin VAR në një kohë rekorde, duke e bërë kështu kampionatin shumë më të vlerësuar dhe duke i hequr dilemat e mundshme.

Një tjetër e arritur e madhe që ka të bëjë drejtpërdrejt me klubet është edhe pjesëmarrja me 4 skuadra në Evropë. Kampioni, vendi i dytë dhe i tretë në tabelë, si dhe fituesi i Kupës, marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

Ndërkohë, edhe Superliga e Kosovës ka shënuar progres në ranglistën e UEFA-s, duke u pozicionuar më lart sesa vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika