71-vjeçarja nga Skenderaj dhunohet nga një person i moshës së re

Një 71-vjeçare nga një fshat i Skenderajt po dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i moshës së re. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria e Mitrovicës teksa nga Policia thonë se ende nuk e kanë identifikuar të dyshuarin. Një tjetër rast i dhunimit ka ndodhur në Prishtinë ku është arrestuar një person dhe dërguar në mbajtje

Ilustrim





Të shumta janë bërë rastet e dhunimeve seksuale që po figurojnë shpesh në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Të dielën një rast i tillë raportohet të ketë ndodhur në Skenderaj.

“Një rast dhunimi po dyshohet të ketë ndodhur në një fshat të Skenderajt. Viktima po dyshohet të jetë një grua e moshuar përderisa policia kanë thënë se hetimet po vazhdojnë ani pse i dyshuari nuk është identifikuar ende.”

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë Avni Zahiti ka thënë  përmes telefonit se asnjë nga informacionet që po qarkullojnë në media nuk i ka konfirmuar policia.

“Bëhet fjalë për një rast që është iniciu me elemente të veprës penale të dhunimit, dyshohet që ka ndodhë diku në Skenderaj por që asnjë detaj më tepër nuk kam, as moshën as këto nuk konfirmohen prej policisë, as 72 as 25”.

Ani pse jo Policia, të njëjtat për Televizioni Dukagjini i ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re.

Ky rast nuk ka dërguar askënd në burg ende por në të njëjtin raport të Policisë është njoftuar edhe një rast dhunimi në Prishtinë.

E për këtë është arrestuar një i dyshuar me ç’rast njëjti është dërguar në mbajtje.

Me gjithë këto raportime të këtyre rasteve, Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se situata në teren është akoma më keq sa i përket këtij fenomeni.

E për këtë, sipas saj fajtorët kryesorë vazhdojnë të jenë prokuroritë e gjykatat. Vetëm në 7 mujorin e parë të këtij viti është raportuar për 41 raste të dhunimit seksual.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika