74 policë të rinj nga komunitetet, prej tyre 45 serbë, nisin punën në veri

Policët e rinj nga komunitetet në Kosovë kanë filluar punën të hënën në veri të vendit. Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, 45 prej tyre janë të komunitetit serb, 17 boshnjakë, tre turq dhe tetë pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

Foto ilustruese

Një grup prej 74 policësh të rinj nga komunitetet e Kosovës, të hënën, më 25 korrik, kanë filluar trajnimin e tyre në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, e ka konfirmuar lajmin për Portalin Dukagjini.

Po ashtu, Elshani ka bërë të ditur se nga 74 policë, 45 prej tyre janë të komunitetit serb, 17 janë boshnjakë, tre janë turq, katër egjiptianë, dy janë pjesëtarë të komunitetit rom dhe dy nga ta janë ashkalij.

Ai ka thënë se policët aktualisht ndodhen në fazën e trajnimit të brendshëm, që përfshin sektorë të ndryshëm, si patrullimi, menaxhimi i trafikut, hetime dhe shërbimet operative.

“74 policë të rinj nga komunitetet kanë ardhur në veri, prej tyre 45 janë nga komuniteti serbë. Ndërsa, të tjerët janë nga komunitetet tjera, romë, ashkali, egjiptas, boshnjak, turq. Për momentin është faza e trajnimit të tyre të brendshëm, e trajnimi i tyre përfshin patrullë, trafik, hetime, e të tjera”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Elshani ka thënë se për momentin pjesëtarët e rinj ende nuk kanë dalë në terren.

Policët e rinj janë pjesë e një grupi prej 418 kadetësh të diplomuar në Policinë e Kosovës.

Konkursi për rekrutimin e policëve të rinj, i cili është shpallur në fillim të këtij muaji në të gjitha rajonet, do të zgjasë deri të mërkurën.

Kujtojmë se përfaqësuesit e Listës Serbe, më 5 nëntor, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kishin vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

“…Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ishin  shprehur nga Lista serbe.

Njoftimi nga Lista Serbe kishte ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Pas këtyre veprimeve, Policia e Kosovës më 4 janar shpalli konkurs për pranimin e policëve nga radhët e komunitetit serb, boshnjak, turk, goran, rom, ashkali, egjiptian, kroat, malazez dhe maqedonas.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika