75-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova është e bekuar e populli përjetë mirënjohës

Në 75-vjetorin e NATO-s, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e bekuar dhe përjetë mirënjohëse

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 75-vjetorin e NATO-s, ka thënë se synim i vazhdueshëm i Kosovës është anëtarësimi në Aleancën më të fuqishme të sigurisë e të paqes në glob.

“Synimi yni i vazhdueshëm është anëtarësimi në Aleancën më të fuqishme të sigurisë e të paqes në Glob-NATO,”

Sipas Haradinajt, populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj NATO-s.

“NATO, si garant i sigurisë e i paqes, sot shënon 75-vjetorin e saj. Në jubileun e 50-të, NATO në operacionin e saj më të madh ushtarak ishte vënë në shërbim të mbrojtjes së popullit të Kosovës, ndërsa sot në 75-vjetorin e saj, vazhdon të jetë gardian i paqes në këtë pjesë të Ballkanit,” shkruan Haradinaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika