76-vjeçarja nga Rugova që nuk ndien moshën

Rrushe Qorraj, 76 vjeçarja nga fshati Drelaj të Rugovës përkundër moshës ndihet e re dhe sipas saj kjo vjen si pasojë e qëndrimit në bjeshkë

76 vjeçaarja nga fshati Drelaj i Rugovës, Rrushe Qolaj

Rrushe Qorraj, 76-vjeçarja nga Drelaj e Rugovës, edhe pse në moshë, ka forcë dhe vullnet për të jetuar dhe vitet i konsideron vetëm numër.

“Vetëm të isha tani 50 vjeçe, do të isha kënaqur ende më shumë”, kështu e fillon Rrushe Qorraj rrëfimin e saj për RTV Dukagjinin. Ajo tregoi se shëndeti i mirë vjen si pasojë e qëndrimit në bjeshkë.

Qorraj ka treguar se ditën e fillon me një birrë të cilën e konsumon prej 40 vjetësh, ndërsa ushqimi që e konsumon dhe e përgatit vetë është lakrori me hithra.

Sfida e fundit shëndetësore për 76- vjeçaren ishte para dy vjetësh, kur u përball me virusin Covid-19, të cilin e tejkaloi në shtëpi përmes përkujdesjes së familjarëve.

“Djali i ka dërguar mjekët në shtëpi dhe unë nuk shkova në spital”, është shprehur ajo.

Rrushe Qorraj nuk pajtohet me banorët që janë zhvendosur në qytet duke thënë se fshati Drelaj nuk është larg qytetit të Pejës dhe ia vlen të jetohet aty.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika