8 nga 11 personat e lënduar në Veternik ndodhën në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Bajgora

Tetë nga njëmbëdhjetë personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Veternik janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.

Sipas mjekut kujdestar, Avdush Bajgora, i cili foli për Radio Dukagjinin, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë pësuar kryesisht lëndime në ekstremitete të sipërme dhe të poshtme.

11 persona të lënduar nga aksidenti në Veternik ku u përfshi një kamion dhe 11 vetura

Aksidenti i rëndë ndodhi në Veternik, ku gjithsej 11 persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, incidenti ndodhi rreth orës 14:30 dhe përfshiu një kamion dhe 11 automjete.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 11 persona”, ka njoftuar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika