8 raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se tetë raste të dhunës në familje janë ndodhur përgjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, shtatë të shkaktuara nga burrat dhe një nga një grua

Ilustrim

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar përgjatë 24-orëve të fundit në Republikën e Kosovës, në Prishtinë, Podujevë, Ferizaj, Suharekë, Prizren, Istog, Deçan dhe Gjakovë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht. E njëjta kishte pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 22.12.2022 – 11:34. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, është arrestuar i dyshuari kosovar i cili në gjendje të dehur, e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur viktimën kosovare. Kjo e fundit kishte refuzuar tretmanin mjeksor.

“Podujevë 22.12.2022 – 02:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur, e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur viktimën kosovare. Viktima nuk ka dashur të marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Një tjetër rast i dhunës ka ndodhur në Gjakovë. Njëjtë sikurse në Podujevë, i dyshuari kishte qenë në gjendje të dehur.

“Gjakovë 22.12.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Ferizaj, është arrestuar i dyshuari kosovar pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër vikimë grua ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari burrë koosvar, në Suharekë. Raporti i PK-së bën të ditur se akti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje. Ndërkaq, rasti po  shkon në procedurë të rregullt pas konsultimeve me prokurorin.

Një rast i dhunës ka ndodhur edhe në Prizren.

“Prizren 22.12.2022 – 15:30. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Një tjetër i dyshuar është arrestuar pasi i njëjti dyshohet të ketë sulmuar fizikisht një grua kosovare, të enjten në Istog.

“Istog 22.12.2022 – 07:20. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Përkundër  rasteve të lartëcekura, është raportuar se në Deçan, një grua ishte sulmuar fizikisht nga një grua. E njëjta është arrestuar.

“Deçan 22.12.2022 – 12:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika