8 raste të reja me COVID-19

29 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të reja dhe janë vaksinuar 30 persona

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 110 testime në total, kanë rezultuar 8 raste të reja me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 15 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 29 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 30 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 327 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 706 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 195 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 789 të tjerë.

Statistikat rreth Covid-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika