8 të vrarë dhe të paktën 10 të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv

Forcat ruse kanë sulmuar gjatë natës Ukrainën me dronë dhe raketa, duke vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur të paktën 10 të tjerë në Kharkiv

Foto: Reuters

Zyrtarët kanë thënë se forcat ruse kanë sulmuar gjatë natës Ukrainën me dronë dhe raketa, duke vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur të paktën 10 të tjerë në Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Syniehubov ka thënë se sulmet me raketa në qytet dëmtuan godina banimi, një pikë karburanti, një kopsht fëmijësh, një kafene dhe pikë shitjesh makinash.

Sipas komandantit të forcave ajrore, Rusia goditi me 32 dronë Shahed të prodhuar nga Irani dhe gjashtë raketa ndaj Ukrainës gjatë natës.

Gjeneral lejtnant,  Mykola Oleshchuk në një deklaratë ka thënë se forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan tre raketa kruz dhe 28 dronë.

“Vrasësit rusë vazhdojnë të terrorizojnë ukrainasit dhe të sulmojnë Kharkivin dhe qytete të tjera paqësore”, ka thënë ai.

Ushtria ruse nuk ka komentuar mbi sulmet, por tha se Ukraina lëshoi 10 raketa Vampire të shtunën në mëngjes në Rusi.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ato u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore mbi rajonin kufitar rus të Belgorodit.

Komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka thënë se në terren në Ukrainë, forcat ruse po përparojnë dhe zmbrapsja e tyre është “e vështirë”.

Ai ka shtuar se situata në zonën Bakhmut në rajonin pjesërisht të pushtuar të Donetskut në lindje, ishte veçanërisht sfiduese, pasi forcat ruse po sulmojnë pa pushim. /VoA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika