Punonjësit e shpëtimit në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu dhe përmbytje nga stuhitë e mëdha.
Tajfuni Nanmadol që ndodhi të dielën ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënë të lënduar 90 të tjerë.
Nëntë milionë njerëzve u është thënë të evakuohen dhe më shumë se 350,000 shtëpi janë pa energji elektrike.
Prashikohet se do të bie deri në 400 mm (16 inç) shi gjatë 24 orëve të ardhshme ndërsa stuhia parashikohet të kthehet në lindje dhe të kalojë mbi ishullin kryesor të Japonisë Honshu përpara se të largohet në det deri të mërkurën.
Kryeqyteti, Tokio, përjetoi shi të dendur, si pasojë e të cilit shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar, dyqanet dhe bizneset janë mbyllur.
Kështu që, kryeministri Fumio Kishida shtyu deri të martën një vizitë në Nju Jork, ku do të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për të monitoruar ndikimin e stuhisë.