9 maji, ku qëndron Kosova në rrugën drejt integrimit?

Presidentja Vjosa Osmani e Qeveria kanë uruar qytetarët për Ditën e Evropës, duke theksuar synimin e palëkundur për anëtarësim në strukturat euroatlantike. Por qytetarët, janë të dëshpëruar e thonë që atyre nuk u ka mbetur shumë shpresë. Ndërkohë njohës të çështjeve të integrimit evropian, kanë folur për gjasat e Kosovës që brenda vitit, të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Një tjetër festë zyrtare, që zellshëm është respektuar nga sektori publik në vend ka qenë Dita e Evropës.

Por qytetarët, vazhdojnë të befasohen me faktin që ajo mbetet në listën e festave zyrtare të vendit.

“Po mendoj se kjo ditë duhet të largohet nga kalendari i pushimeve se vetëm dhe ne Belgjika po e festojshim këtë ditë kështu që nuk është në rregull”, ka thënë Besim Taraku.

“Normal festa nëse festohet në Evropë duhet edhe këtu po këtu më dhimet që ky vend ska perspektivë, njerëzit ikin çdo ditë prej këtij vendi, rinisë edhe pagën me ja rritë pak, skanë shpresë, i ka humb shpresa”, ka thënë Januz Gërxhuli.

Por gjatë ditës, për rëndësinë e kësaj dite kanë folur Qeveria që përmes një komunikate ka rikujtuar politikanin francez, Rubert Schumanin, që konsiderohet si ideatori i Evropës moderne, e kanë përmendur edhe hapat e Kosovës drejt integrimit.

“Vetëm gjatë vitit të fundit, vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian si votimi i parë pozitiv në fazat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave dhe aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Për hapin e madh të bërë në fund të vitit të kaluar në rrugën drejt BE-së, aplikimin zyrtar për anëtaërsim, analisti Visar Xani ka pak pritje që vendi të marrë një përgjigje brenda këtij viti.

“Nëse Kosova gjatë vitit 2023 do të merr edhe statusin e vendit kandidat, do të ishte një sukses por gjë që nuk është shumë e pritshme për shkak të shumë rrethanave dhe shumë proceseve por pritët të shihet të ardhmën nëse do të ketë një kompromis politik me të cilit do të na shpërblenin dhe do të na jepnin statusin kandidat”, ka thënë Xani.

Presidentja Vjosa Osmani një një mesazh dërguar me këtë ditë, ka shkruar se parimet evropiane, janë vlera për të cilat Kosova ka luftuar dhe vazhdon ti mbrojë.

“Gjersa afrohemi më shumë drejt Bashkimit Evropian, angazhimi ynë mbetet i palëkundur, sepse vendosmëria jonë për demokraci, paqe, të drejta të njeriut e sundim të ligjit, mbetet poashtu e palëkundur,” ka shkruar Osmani.

Kosova, në dhjetor të vitit të kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa zyrtarisht ka marrë një përgjigje pozitive për pranimin e kandidaturës  për anëtarësim në Këshillin e Evropës, vendimi që nga Komiteti Ministror i është përcjellë Asmablesë Parlamentare. E pas një pritje të gjatë, nga fillimi i vitit të ardhshëm, Kosova edhe zyrtarisht do të bëhet pjesë e shteteve që do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika