9 të vrarë e rreth 3 mijë të plagosur; Hezbollahu zotohet se do të hakmerret pas shpërthimit të pajisjeve të telekomunikimit

Grupi militant libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollahu, është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit pasi pager (pajisje të telekomunikimit me valë) e përdorur nga anëtarët e tij shpërthyen njëkohësisht në të gjithë Libanin, duke vrarë të paktën nëntë njerëz dhe duke plagosur rreth 3 mijë të tjerë.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite mbi shpërthimet, të cilat erdhën vetëm disa orë pasi Izraeli njoftoi se po zgjeronte qëllimet e luftës së shkaktuar nga sulmet e Hamasit më 7 tetor për të përfshirë luftën e tij kundër Hezbollahut përgjatë kufirit me Libanin.

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad, ka thënë se shpërthimet të martën vranë edhe një vajzë 10-vjeçare.

“Rreth 2,750 njerëz u plagosën … më shumë se 200 prej tyre në gjendje kritike. Me lëndime të raportuara kryesisht në fytyrë, duar dhe stomak”.

Sulmi i dukshëm sabotues pasoi disa muaj të tëra atentatesh të synuara nga Izraeli kundër liderëve të lartë të Hezbollahut dhe erdhi ndërsa zyrtarët amerikanë përpiqen të de-përshkallëzojnë tensionet midis dy palëve dhe mbeten të shqetësuar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të urdhërojë një pushtim tokësor të Libanit.

The Guardian” shkruan se kjo ngjarje kërcënon të prishë përpjekjet e SHBA-së për të parandaluar Iranin, i cili mbështet milicinë shiite libaneze, të hakmerret kundër Izraelit për bombardimin e korrikut në Teheran që vrau liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Shpërthimet dukej se shfrytëzonin pagerët e teknologjisë së ulët që Hezbollahu ka adoptuar për të parandaluar vrasjet e synuara të anëtarëve të tij, të cilët mund të gjurmoheshin nga sinjalet e telefonit celular.

Sipas raportimeve, në mesin e të plagosurve në sulm është edhe ambasadori i Iranit në Bejrut, Mojtaba Amani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika