9 vjet nga përleshja e armatosur në Kumanovë, e vërteta nuk është zbardhur ende

E vërteta nga ngjarjet e 9 dhe 10 majit, përleshjes së armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, kur një grup prej rreth 40 personash u përballën me forcat shtetërore të Maqedonisë së Veriut nuk është zbardhur ende

Janë bërë 9 vite nga ngjarjet e 9 dhe 10 majit, përleshjes së armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, kur një grup prej rreth 40 personash u përballën me forcat shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë, humbën jetën 8 policë dhe 37 të tjerë u plagosën, ndërkaq grupi ka humbur 10 persona. Veç kësaj, nga luftimet u shkatërruan dhjetëra shtëpi, duke e pasur parasysh se ngjarja ka ndodhur në lagje urbane.

Lidhur me këtë avokati Ibrahim Bajrami, ka thënë se e vërteta nuk është zbardhur ende.

Në një linjë direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, avokati Bajrami ka thënë se para disa viteve është bërë kërkesa për transferimin e të burgosurve në Kosovë por ende nuk ka një epilog të tillë.

“Ne mendojmë që ende e vërteta nuk është zbardhur në formën e duhur për rastin e Kumanovës në ndërkohë ne i kemi shfrytëzuar të gjitha mjetet e lejuara juridike… para disa viteve kemi bërë edhe një kërkesë që të njëjtit të transferohen për vuajtje të burgut në Republikën e Kosovës dhe ende nuk kemi një epilog të tillë. Pretendimet e mbrojtjes në aplikacionet e parashtruara për klientët që i kemi përfaqësuar janë se gjatë procedurës dëshmuese në disa raste janë thyer të drejtat e mbrojtjes në kuptimin e dëgjimit të disa dëshmitarëve tonë të propozuar…”, u shpreh ai.

Ai ka konfirmuar që iu është dhënë një informacion me shkrim nga Gjykata e Strasburgut që lënda është pranuar.

“Marrë parasysh ngarkesën që ka Gjykata evropiane me lëndët, ne deri tani mund të konfirmojmë që na është dhënë një informacion me shkrim nga gjykata e Strasburgut që lënda është pranuar, na janë dorëzuar edhe barkodet që do të duhet t’i shfrytëzojmë gjatë shkresave dhe komunikimeve të tjera zyrtare dhe  jemi në pritje të një informimi shtesë të gjykatës. Në kohë reale pa u vonuar fare qysh para disa viteve mbrojtja ka parashtruar kërkesat deri të gjykata penale e Shkupit që të rinisë procedura e transferit e cila rrugëtimin e ka gjykata nëpërmjet ministrisë së drejtësisë e dorëzon lëndën aktgjykimin organeve të Republikës së Kosovës e cila është e obliguar sipas ligjit që të bëjë ekuivalentimin e vendimit gjyqësor dhe pas kësaj procedura shkon i rikthehet ministrisë së drejtësisë…’, shtoi ai.

Po ashtu ai ka theksuar se deri më tani, personat që janë në vuajtje të dënimit, nuk kanë vërejtje serioze lidhur me trajtimin e tyre.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika