Para protestuesve serb në Komunën e Zveçanit, të cilët po protestojnë për 13 ditë, KFOR-i ka vendosur një mesazh.
“KFOR-i pësoi 90+ viktima në angazhimin tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt e të qetë për të gjitha komunitetet”, shkruhej në mesazhin që KFOR-it.
Ndërsa, po në këtë vend një incident ndodhi në pasditen e së hënës, më 29 maj, në Zveçan, Kosovë, kur rreth 30 pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, u lënduan gjatë një intervenimi për shpërndarjen e protestuesve serbë.